Medvedev shkarkon kryebashkiakun e Moskës

28/09/2010 09:00

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka shkarkuar kryetarin e bashkisë së Moskës, Iuri Luzhkov, pasi ka humbur besimin tek presidenti i Federatës Ruse.

Kushtetuta ruse i lejon presidentit që të shkarkojë kryebashkiakun e Moskës dhe guvernatorët rajonalë nëse ai do të ketë humbur besimin tek këta të fundit.

Medvedev, i cili ndodhet për një vizitë në Kinë, ka caktuar Vladimir Resin si përfaqësuesin e ri të kryeqytetit.

Pikërisht dje, Luzhkov, 74 vjec dhe në konflikt me Kremlinin, kishte njoftuar se kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.

Top Channel