Mazen: Moratoriumi, paralelisht me negociatat

28/09/2010 11:05

Kreu i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Abu Mazen kërkon nga Izraeli që të respektojë moratoriumin ndaj kolonizimeve për aq kohë sa do të zgjasin negociatat për paqen.

“Kërkojmë zgjatjen e moratoriumit deri sa të zgjasin negociatat, pasi nëse do të ketë negociata do të ketë shpresë”, ka deklaruar Mazen për radion franceze “Radio Europe 1”.

Mazen ndodhet në Paris prej ditës së djeshme, ku u takua me presidentin Sarkozy, i cili nga ana e tij tha se kolonizimet duhet të marrin fund.

Ditën e djeshme, edhe Departamenti amerikan i Shtetit u shpreh i zhgënjyer nga vendimi i Izraelit për të mos zgjatur moratoriumin.

Top Channel