Lieberman: Palestinezët humbën kohë

28/09/2010 01:20

Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman në një konferencë për shtyp nga Nju Jorku, vlerësoi se palestinezët kanë humbur kohë në negociatat për paqe dhe se tashmë me rëndësi mbetet vazhdimësia proçesit politik.

“Palestinezët kanë humbur mjaft kohë gjatë moratoriumit 10 mujorsh mbi ndalimin e ndërtimeve izraelitë në Bregun Perëndimor, por nuk ka ndalim të bisedimeve për paqe”, tha Lieberman.

Më tej kryediplomati izraelit e cilësoi moratoriumin, e shfuqizuar tashmë, si një hap të ndërmarrë në mënyrë unilaterale nga Izraeli në përpjekje për të gjetur një paqe të përhershme me palestinezët.

“Vendosëm moratoriumin 10 muaj më parë si një gjest unilateral dhe vullnetmirë për të nisur bisedimet për paqe me palestinezët, por kjo mundësi nuk u shfrytëzua prej palestinezëve të cilët na quajtën të pandershëm”, tha më tej Lieberman.

Top Channel