Islanda, proçes ndaj ish kryeministrit

28/09/2010 21:25

Parlamenti islandez ka aprovuar një mocion për të gjykuar nga një gjykatë e veçantë ish kryeministrin Geir Haarde.

Ish kryeministri akuzohet për neglizhencë në lidhje më krizën e sistemit financiar të vendit në tetor 2008.

Pro kanë votuar 33 parlamentarë, ndërsa 30 kundër.

Althing (parlamenti islandez) nuk ka aprovuar mocionin për hetimin e tre ministrave të tij.

Top Channel