Gaza, Izraeli ndalon anijen me aktivistë

28/09/2010 13:05

Trupat ushtarake izraelite deklarojnë se kanë marrë nën kontroll një anije me aktivistë cifutë që ishte drejtuar për në Rripin e Gazës.

Izraeli ka premtuar se do të ndalë cdo anije që do të tentojë të shkelë bllokadën detare në Gaza, që zgjat prej tre vjetësh.

Disa muaj më parë, komandot izraelitë vranë nëntë persona gjatë një ndërhyrjeje në një anije turke që synonte të kapte brigjet e Gazës.

Izraeli thotë se bllokada synon të parandalojë kontrabandën e armëve që përfundojnë në duart e militantëve të Hamas, që kontrollojnë territorin.

Marina izraelite e ndali anijen e quajtur “Irene” pa shkaktuar incidente, rreth 20 milje larg brigjeve të Gazës, duke e drejtuar më pas në një port izraelit.

Top Channel