Do të rritet cmimi i ujit

28/09/2010 16:15

Qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore po përgatit strategjinë e re kombëtare të ujësjelles-kanalizimeve,në të cilën parashikohet rritja e cmimit për ujin e pijshëm.

“Mendojme qe eshte e rendesishme te mbulohen kostot, ne menyre qe ujesjellesi te jete eficent ne te ardhmen”, tha Stephen Karam, menaxher i projektit te Bankes Boterore.

Banka Boterore propozon edhe tarifa te diferencuara ne varesi te gjendjes financiare te konsumatorit.
 
“Subvensionimi i ujit behet jo vetem per familjet e varfera por edhe per te pasurat qe dihet qe harxhojne dhe me shume uje, duhet qe ky sistem te jete i targetuar”, tha Karam.

Sipas Bankes Boterore strategjia merr persiper te zgjidhë edhe ceshtjen e menaxhimit te ujrave te cilat ne pjesen me te madhe te vendit shperdorohen duke perfshire ne vendimarrje edhe pushtetet lokale.

Top Channel