Afganistan, talebanët: Nuk ka negociata

28/09/2010 15:35

“Talebanët nuk negociojnë me pushtuesit e huaj”. Kështu është shprehur një nga zëdhënësit që ka përgënjeshtruar deklaratat e gjeneralit amerikan Petraeus.

Komandanti i forcave amerikane në Afganistan kishte pohuar se talebanët ishin në kontakt me Karzain për të negociuar një fund të konfliktit.

“Deklarata tërësisht të pa baza”, është shprehur zëdhënësi.

Top Channel