15 vjet burg manjatit që vrau këngëtaren

28/09/2010 13:30

Një pasanik egjiptian, i dënuar me vdekje vitin e kaluar për vrasjen e një këngëtareje të njohur libaneze, ka fituar një lehtësim të dënimit, që është kthyer në 15 vjet burg.

Hisham Talaat Moustafa është ish-anëtar i partisë që qeveris Egjiptin. Bashkëpunëtori i tij Mohsen al Sukkari mori gjithashtu një lehtësim të dënimit, nga ai me vdekje në burgim të përjetshëm.

Ata u dënuan për vrasjen e Suzanne Tamim në Dubai në vitin 2008. Procesi gjyqësor tërhoqi një vëmendje të madhe, pasi kishte të bënte me një përfaqësues të elitës egjiptiane, që shpesh herë shihej sikur ishte mbi ligjin.

Moustafa ka pasur një marrëdhënie me Tamim. Ai dyshohet se ka paguar Sukkarin 2 milionë dollarë që të vriste këngëtaren në shenjë hakmarrjeje ndaj refuzimit për martesë.

Top Channel