Ushtari amerikan rrëfen krimet

27/09/2010 18:25

Televizioni amerikan ABC ka publikuar videon tronditëse të një ushtari amerikan që tregon se si ka qëlluar ndaj civilëve të carmatosur dhe të pafajshëm në Afganistan.

“Hodhëm një granatë. Pastaj, rreshteri klithi duke më thënë: vrite atë djalë, vrite”, ka treguar ushtari 22 vjecar Jeremy Morlock.

Marinsi ka pranuar kështu vrasjen nga ana e patrullës së tij të tre civilëve afganë, të cilët u zgjodhën rastësisht dhe u qëlluan për sport ose për të vrarë kohën.

Sipas burimit mediatik amerikan, bashkë me Morlock po hetohen edhe katër ushtarakë të tjerë që shërbenin në misionin në Afganistan.

Top Channel