Trichet: Kujdes vendet me borxh të lartë

27/09/2010 17:10

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet ka deklaruar se reforma e Paktit të BE orientohet në vecanti drejt vendeve me nivel të lartë të borxhit shtetëror.

Sipas tij, reforma u adresohet edhe vendeve që regjistrojnë një humbje domethënëse të konkurrencës, pasi ky është një faktor tejet i rëndësishëm.

“Prandaj duhet një sistem mbikëqyrës që të korrigjojë ekuilibrat përmes sanksioneve dhe ndihmave. E përshtatshme për këtë është niveli aktual i taksave”, ka pohuar Trichet.

Top Channel