Suedi, alarmi për bombë, hakmarrje dashurie

27/09/2010 16:45

Ka qenë hakmarrja e një gruaje të braktisur nga i dashuri, cka futi në telashe të riun kanadez me origjinë pakistaneze, që u arrestua të shtunën në Suedi.

Një telefonatë anonime kishte sinjalizuar praninë e një sasie eksplozivi në fluturimin Toronto-Karaci, mbi të cilin kanadezi udhëtonte.

28 vjecari, i cili më pas u clirua nga akuzat, po shkonte në Pakistan për t’u martuar dhe një ish-e dashura e tij, e inatosur nga braktisja kishte telefonuar në polici duke thënë se një pasagjer kishte me vete eksploziv.

Top Channel