Spanjë, nis superprocesi anti-korrupsion

27/09/2010 14:10

Ka nisur sot në Malaga procesi gjyqësor ndaj rrjetit më të gjerë të korrupsionit në radhët e pushtetit lokal që është zbuluar ndonjëherë në Spanjë.

Në proces janë 95 persona të pandehur, të cilët akuzohen për disa vepra penale, mes të cilave ajo për pasurim personal në dëm të komunës së Marbelës.

Operacioni anti-korrupsion filloi në vitin 2005, kur policia zbuloi se komunës së Marbelës i ishin grabitur rreth 2.4 miliardë euro, duke e futur atë në një borxh prej 500 milionësh.

Top Channel