Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital
Kolonët izraelitë kanë rinisur ndërtimet në Bregun Perëndimor duke sfiduar hapur paralajmërimet se veprimi i tyre mund të kompromentojë bisedimet e paqes me palestinezët.
Moratoriumi 10 mujorë izraelit i pezullimit të ndërtimeve përfundoi të dielën, pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtareve për zgjatjen e tij.
Presidenti palestinez Mahmud Abaz në mënyrë të vazhduar ka përsëritur se ngritja e banesave të reja në Bregun Perëndimor do ta detyrojë të braktisë negociatat e nisura rishtaz.
Por megjithë thirrjet e shefi të qeverisë së Tel Avivit, Beniamin Netaniahu për frenim, kolonët izraelitë kanë nisur nga puna.
Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer nga vendimi izraelit për moszgjatjen e moratoriumit.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe numri një i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ndaj atyre që i përshkroi si veprime provokuese të shtetit hebre.
Në Bregun Perëndimor të banuar nga gati 2.5 milionë palestinezë jetojnë më shumë se 430 mijë hebrenj.
Top Channel