Petraeus: Lufta, nën kontrollin tonë

27/09/2010 16:30

Dinamika e luftës në Afganistan ka kaluar sërish nga duart e talebanëve në ato të forcave të NATO-s.

Kështu ka deklaruar gjenerali David Petraeus, në një intervistë për të përditshmen franceze “Le Figaro”.

Komandanti i trupave amerikane dhe atyre të NATO-s në Afganistan është shprehur se, kur drejtohet një luftë kundër rebelimeve, parimet e fitores apo disfatës janë të vështirë për t’u përcaktuar.

“Në këtë lloj konflikti të fitosh do të thotë të bësh progrese”, ka pohuar Petraeus, i cili zëvendëson në këtë detyrë ish-gjeneralin Stanley McChrystal, që u shkarkua pas disa kritikave ndaj administratës Obama.

Top Channel