Paqja, Mazen: Vendosim pas 4 tetorit

27/09/2010 14:30

Autoriteti Kombëtar Palestinez nuk do të prononcohet lidhur me negociatat me Izraelin para datës 4 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Abu Mazen, sipas të cilit shefi i tij do të konsultohet më parë me qeveritë e vendeve arabe.

Ndërkohë, në 10 vjetorin e nisjes së Intifadës, organizata humanitare izraelite “Betzelem” ka publikuar bilancin e viktimave nga të dyja palët: 6.371 palestinezë dhe 1.083 izraelitë.

Ndërsa Qeveria izraelite vendosi të shtyjë edhe me 7 ditë moratoriumin që ndalon ndërtimet e reja hebraike në zone e Bregut Perëndimor.

Top Channel