Pakistan, gruaja goditet me gurë deri në vdekje

27/09/2010 14:15

Një grua pakistaneze, e rrethuar nga një grup talebanësh që e godasin me gurë. Janë këto pamjet e një videoje të publikuar nga transmetuesi amerikan “ABC”.

Në video gruaja shfaqet duke kërkuar mëshirë, por grupi i burrave vazhdon ta godasë me gurë derisa ajo shtrihet në tokë e vdekur.

Ekzekutimi ka ndodhur në rajonin tribal të Orakzait, në kufi me Afganistanin, bën të ditur “ABC”.

Pamjet i janë dorëzuar më parë televizionit arab “Al Aan”, nga një prej talebanëve që kishte qenë i pranishëm në aktin barbar.

Top Channel