New York, hetim ndaj vëllait të Karzait

27/09/2010 11:30

Prokuroria Federale në New York ka hapur një hetim për korrupsion për një prej vëllezërve të presidentit afgan, Hamid Karzai.

Lajmin e bën të ditur Wall Street Journal. Funksionarët kanë njoftuar se prokuroria po vlerëson provat për të ngritur akuzën për evazion fiskal ndaj Mahmood Karzai.

Vetë Mahmood, i cili ka shtetësinë amerikane thotë se ndaj tij nuk do të gjejnë asgje, pasi ai është thjesht një njeri biznesi.

Top Channel