Mazen dhe SHBA: Të shtyhet moratoriumi

27/09/2010 08:55

Me skadimin e afatit të moratoriumit për ndërtimet izraelite në Cisjordani, kreu i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen ka dhënë një sinjal të qartë për bllokimin e ndërtimeve.

Ai bashkë me Uashingtonin i kërkojnë Tel Avivit shtyrjen e afatit për t’i hapur rrugë bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme që nisëm në fillim të muajit me inisiativën e presidentit amerikan, Barak Obama.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu ka kërkuar që negociatat të avancojnë pavarësisht fundit të moratoriumit.  

Top Channel