Koreja e Veriut, Kim Jong Un emërohet gjeneral

27/09/2010 23:50

Djali i tretë i Kim Jong Il, Kim Jong Un u emërua me gradën gjeneral në ushtrinë komuniste, pikërisht në vigjilje të Kongresit të Partisë së Punës, koreano-veriore.

Lajmi njoftohet nga agjencia shtetërore e lajmeve në vendin komunist pikërisht në kohën kur partia-shtet po përgatitet të mbajë kongresin më të madh në të gjithë ekzistencën e saj.

Kim Jong Un pritet të trashëgojë pushtetin nga babai, Kim Jong Il, i cili me lëvizjen e fundit, “betonoi” dinastinë familjare në pushtet.

68 vjeçari, Kim Jong Il prej kohësh dyshohet se vuan nga probleme të mëdha shëndetësore. Ai disa herë mendohet se ka udhëtuar për në Kinë për të marrë një kurim më të specializuar. Megjithatë zërat për sëmundjen e tij nuk janë konfirmuar as nga Peniani dhe as nga Pekini.

Top Channel