Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital
Kina dhe Rusia kanë nënshkruar një seri marrëveshjesh për të fuqizuar bashkëpunimin në fushën e energjitikës.
Nënshkrimi u bë gjatë një ceremonie për hapjen e një naftësjellësi që lidh dy vendet, ku ishin të pranishëm presidentët Medvedev dhe Jintao.
Medvedev po viziton Kinën, ku së bashku me homologun e këtij vendi hapën naftësjellësin që do të furnizohet me naftën ruse, në kuadër të një pakti 20 vjecar.
Të dyja palët e kanë vlerësuar lëvizjen në fjalë si “një epokë të re” në bashkëpunimin mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri rus, Igor Sechin u tha reporterëve në Pekin se, Rusia ka qenë në bisedime të vazhdueshme me Kinën për planet e furnizimit me gaz natyror duke filluar nga viti 2015.
“Rusia është e gatshme të plotësojë kërkesat e Kinës për gaz”, ka deklaruar Sechin. Por pavarësisht marrëveshjeve, dy palët nuk kanë rënë ende dakord për cmimin e gazit.
Top Channel