Kinë, policia heton “burgjet e zeza”

27/09/2010 18:40

Policia kineze po heton zërat se një firmë sigurie në bashkëpunim me disa zyrtarë ka ndaluar disa protestues dhe i ka dërguar ata në burgje sekrete, të njohura ndryshe si “burgjet e zeza”.

Mediat shtetërore lokale bëjnë të ditur se policia ka arrestuar presidentin dhe menaxherin e përgjithshëm të kompanisë “Anyuanding Security Services”.

Dyshohet se ajo mori para nga disa zyrtarë lokale për të ndaluar dhe për të burgosur persona që udhëtonin drejt Pekinit, për t’u ankuar për padrejtësitë e tyre.

Nga ana e saj kompania i mohon këto akuza, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut thonë se Kina ka me qindra burgje të tilla dhe se të burgosurit bëhen shpesh objekte abuzimi.

Top Channel