Japonia i kërkon Kinës dëmshpërblim

27/09/2010 14:50

Japonia do t’i kërkojë Kinës që të paguajë për dëmet e shkaktuara ndaj dy anijeve të marinës ushtarake nga anija kineze e peshkimit në ujërat e diskutueshme territoriale.

“Do të kërkojmë që varkat të rikthehen në gjëndjen e tyre fillestare”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshito Sengoku.

Përplasja e ndodhur më herët gjatë muajit coi në krizën më të rëndë diplomatike mes dy vendeve fqinje.

Peshkatari kinez që drejtonte varkën u ndalua nga forcat japoneze për dy javë, për t’u liruar më pas ditën e premte.

Sengoku ka shtuar se tani i takon Kinës që të vendosë nëse dëshiron të përmirësojë ose jo marrëdhëniet dypalëshe. “Në këtë pikë, topi është në fushën e Kinës”, ka deklaruar zëdhënësi.

Top Channel