Izraeli shtyn 7 ditë moratoriumin

27/09/2010 12:00

Qeveria izraelite vendosi të shtyjë edhe me 7 ditë moratoriumin që ndalon ndërtimet e reja hebraike në zone e Bregut Perëndimor.

Vendimi është marrë për t’i dhënë një mundësi bisedimeve të paqes me palestinezët.
 
Lajmin e bëri të ditur faqja e “Jerusalem Post”. Që prej agimit fadromat ishin vënë në punë dhe shumë kolonë festuan shtyrjen e moratoriumit.

Situata është e vështirë për qeverinë izraelite përballë frontit ndërkombëtar. Presidenti palestinez Abu Mazen bashkë me Shtetet e Bashkuara kërkuan vazhdimin e bisedimeve.

Departamenti Amerikan i Shtetit në Uashington tha se administrata Obama do të vazhdojë përpjekjet për paqe dhe do të takohet sërish me të dyja palët gjatë ditëve të ardhshme.

Top Channel