Britani, Ed i ofron David postin e kancelarit

27/09/2010 16:55

Ed Miliband i ka ofruar vëllait të mundur, David, cdo vend që do të dëshirojë në qeverinë hije, përfshirë atë të kancelarit, të njohur ndryshe si numri 2 i opozitës.

Lajmin e bën të ditur “Financial Times”, sipas të cilës David ka ende rezerva për t’i shërbyer një qeverie hije, të udhëhequr nga vëllai i tij i vogël.

“Ai është ende i tronditur. Deri në momentet e fundit mendonte se do të fitonte”, ka deklaruar një mik i ish-ministrit të Jashtëm britanik.

Ed Miliband u zgjodh në krye të laburistëve ditën e shtunë, pas katër raundesh zgjedhje, tre të parët e të cilëve u fituan nga David.

Top Channel