Afganistan, nën akuzë komandot australianë

27/09/2010 15:00

Tre ish-anëtarë të forcave speciale australiane janë akuzuar për vrasjen e popullsisë civile gjatë një operacioni në Afganistan.

Ish-komandot kryen një operacion blic gjatë natës, në shkurt të vitit 2009 në provincën e Uruzganit, ku dyshohej se ndodhej një lider i talebanëve.

Por dyshohet se ata sulmuan banesën e gabuar, duke vrarë gjashtë civilë, pesë prej të cilëve fëmijë, si dhe duke plagosur një tjetër.

Ata tani akuzohen për vrasje pa paramendim dhe për sjellje të rrezikshme. Ushtarët, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, ishin pjesë e grupit të operacioneve speciale.

Top Channel