Venezuelë, mbahen zgjedhjet parlamentare

26/09/2010 16:55

Venezuela mban sot zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare ku opozita vendase duket se ka vendosur rikthimin në Asamblenë Kombëtare pas bojkotit të zgjedhjeve të 2005-ës.

Rreth 17 milionë njerëz janë thërritur të marrin pjesë në votime për të zgjedhur mes Partisë Socialiste në pushtet dhe koalicionit opozitar, Tryeza për Demokraci dhe Unitet.

Sondazhet e para tregojnë një rezultat të ngushtë mes opozitës dhe Partisë Socialiste të Bashkuar të presidentit Çavez. Gjithësesi këto sondazhe bazohen në anketimin mbi popullaritetin e presidentit vendas të mbajtur rreth 2 vet më parë.

Megjithatë, vetë presidenti venezuelian ka pranuar se partia e tij do të humbasë disa mandate ndaj rivalëve opozitarë të Tryezës për Demokraci dhe Unitet.

Top Channel