“Stuxnet” kërcënon Iranin

26/09/2010 17:25

Kompjuterat e stafit në impiantin e parë bërthamor të Iranit janë infektuar nga një virus kompjuterik, i aftë të rrëmbejë kontrollin e impianteve industriale.

Lajmi njoftohet nga agjencia e lajmeve shtetërore, IRNA e cila saktëson se virusi i quajtur “Stuxnet”, ka infektuar sistemin kompjuterik, përkatësisht rreth 30 mijë IP.

Ndërkaq, ekspertë perëndimorë shprehen se kompleksiteti i virust të bën të mendosh se ai është krijim i një “shteti”.

Kjo është hera e parë që një virus “Stuxnet”, i krijuar posaçërisht për të sulmuar sistemet e krijuara nga kompania gjermane, “Siemens”, arrin sistemet kompjuterike të impianteve bërthamore në Iran.

Top Channel