Koreja e Veriut, paradë e madhe ushtarake

26/09/2010 17:10

Në vigjilje të Kongresit të Partisë së Punës, Koreja e Verit po organizon mbajtjen e një parade ushtarake me përmasa të papreçedenta më parë.

Lajmi njoftohet nga agjencia shtetërore e lajmeve në Penian. Një numër i papërcaktuar mjetesh ushtarake të blinduara dhe mijëra ushtarë janë grumbulluar në bazën ushtarake të Mirimit në Penian. Ndërkohë që në provat e para të paradës janë paraqitur 10 mijë ushtarë.

Kongresi i Partisë së Punës do të nisë punimet e tij të martën, më 28 shtator. Në këto punime parashikohet kalimi i pushtetit të Kim Jong Il tek djali i tij i tretë, Kim Jong Un.

Top Channel