Kili, mbërrin kapsula metalike

26/09/2010 12:05

Mbërriti dje në Kili kapsula e metalit që do shërbejë për të nxjerrë në sipërfaqe 33 minatorët e bllokuar 700 metra nën dhe që prej 5 gushtit.

Kjo kapsulë është e gjatë 4 metra dhe peshon 460 kg me një diametër 53 cm.

Sipas ministrit të Minierave, objektivi është që 33 minatorët të nxirren nga nëndheu në fillim të muajit nëntor.

Top Channel