Indonezi, tërmet në lindje të vendit

26/09/2010 16:25

Një tërmet i fuqishëm prej 6.0 grada Rihter u regjistrua në ishujt lindorë të Indonezisë.

Sipas institutit amerikan të sizmiologjisë, epiqendra e tërmetit ishte 63 kilometra larg ishullit Aru në një thellësi prej 8.7 kilometrash.

Nuk raportohen dëme njerëzore apo materiale, ndërkohë që as alarmi për tsunami nuk është dhënë.

Top Channel