Gjermani, aksident i rëndë rrugor

26/09/2010 15:15

12 të vdekur dhe 29 të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në Gjermani ku u përfshi një autobus me turistë polakë e disa mjete të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shonefeld dhe sipas dyshimeve të para shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit duke dashur të shmangë përplasjen me një mjet tjetër për t’u përplasur me bordurat anësore të autostradës. Si pasojë e asfaltit të lagur rrëshqitja ka qënë fatale për autobusin polak me dhjetra të rinj pasagjerë.

Autoritetet gjermane transportuan me urgjencë të plagosurit në spital, ndërkohë që gjendja e disa prej tyre paraqitet e rëndë.

Top Channel