Afganistan, ekzekutohet drejtuesi i Al Kaedas

26/09/2010 11:00

Ekzekutohet në Afganistan një prej krerëve të organizatës terroriste Al Kaeda, i cili është përgjegjës për shumë sulme ndaj forcave të rendit dhe atyre ndërkombëtare.

Në marsin e vitit 2009, drejtuesit të Al Kaedas iu vra edhe vëllai, i cili ishte po ashtu një eksponent i lartë në këtë organizatë.

Të dy vëllezërit akuzoheshin edhe për rekrutimin e luftëtarëve nga Arabia Saudite. Sipas forcave të Isaf-it, vrasja e tij do reduktojë atentatet në zonën e Kunarit.

Top Channel