Abas: Negociatat, humbje kohe

26/09/2010 21:40

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas i ka cilësuar bisedimet me Izraelin si humbje kohe në rast se shteti hebre nuk ndal ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor.

“Nëse Izraeli nuk zgjat ngrirjen e ndërtimeve kolone dhe politikat koloniale atëherë proçesi i paqes mbetet një humbje kohe”, është shprehur Abasa nga Franca ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Deklarata e presidentit të AP-së ka ardhur në të njëjtën ditë me skadimin e afatit të moratoriumit izraelit që ndalon ndërtimet kolone në Bregun Perëndimor. Ndërkohë që një zyrtar i lartë i shtetit hebre ishte shprehur më herët ditën e sotme se mundësitë për të arritur një marrëveshje me palën palestineze përsa i përket ndërtmeve kolone ishin 50 me 50.

Top Channel