Suedi, ulet avioni i drejtuar në Pakistan

25/09/2010 09:30

Një avion me 273 pasagjerë në bord, që fluturonte nga Kanadaja për në Pakistan është ulur në Suedi për shkak të një alarmi për bombë.

Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ britanik BBC, që citon autoritete suedeze. Një zëdhënës i aeroportit të Arlandës ka deklaruar se avioni ishte nisur nga Torontoja dhe ishte drejtuar për në Karaci.

Policia kanadeze ka marrë informacion për praninë e mundshme të një bombe në bordin e mjetit fluturues.

Aktualisht avioni ndodhet në fund të një piste të aeroportit, duke mos bllokuar kështu nisjen e avionëve të tjerë.

Top Channel