Siri, video skandaloze, dhunohen fëmijët

25/09/2010 14:25

Dhunë, lot, dhimbje. Këto janë motivet kryesore të një videoje skandaloze të postuar së fundmi në web që tregon jetën e përditshme në shkollat fillore në Siri.

Në filmimin amatorial shfaqen mësuesit ndërsa qëllojnë pa mëshirë në pëllëmbët dhe shputat e këmbëve të nxënësve.

Fëmijët janë të detyruar që të ulen në një karrike plastike dhe të tregojnë shputat e këmbëve. Mësuesja shpirtkazmë nuk përton që t’i qëllojë me forcë me një shkop druri.Ndërsa disa vajza të vogla tregojnë pëllëmbët që mësuesja t’i qëllojë për disa herë më radhe, derisa ato shkrehen në vaj.

Edhe pse dhuna ndaj fëmijëve është një mënyrë disi normale në Siri dhe prindërit e shohin normale që mësuesit të rrahin fëmijët e tyre, kjo nuk e ka penguar një grup përdoruesish të Facebook që të përhapin videon në rrjet dhe të identifikojnë mësueset.

Ministria e Edukimit ka marrë në shqyrtim cështjen dhe pritet që të marrë masa duke ndëshkuar mësueset dhunuese.

Top Channel