SHBA, Klinton do takohet me Abas

25/09/2010 02:50

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton pritet të takojë në Nju Jork presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

Lajmi njoftohet nga burimet diplomatike amerikane sipas të cilave, Klinton e Abas do të diskutojnë mbi mundësin e arritjes së një marrëveshjeje mes palestinezëve dhe Izraelit mbi çështjen e ndërtimeve kolone.

Ndërtimet e reja hebraike kundërshtohen fort nga palestinezët të cilët deklarojnë se nuk do të pranojnë asnjë lloj propozimi apo masë tjetër përveç asaj të ndaljes së ndërtimeve.

Top Channel