Rusi, atentat vetëvrasës në Dagestan

25/09/2010 10:35

Një atentator vetëvrasës është hedhur në erë në provincën ruse të Dagestanit, në Kaukazin verior, duke plagosur 26 persona.

Kamikazi i vuri flakën eksplozivit që kishte në trup pasi i ishte afruar një kordoni të policisë, pranë një vendi ku forcat e sigurisë kishin shkëmbyer zjarr me disa militantë.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, shpërthimi ka plagosur 13 funksionalë të policisë dhe 13 civilë.

Dagestani është një ndër provincat më problematike të Rusisë, me guerrilasit që luftojnë për pavarësinë e saj.

Top Channel