Prifti: Meta fsheh pasuritë

25/09/2010 19:40

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti ka reaguar në mbrëmje ndaj akuzave që iu bënë edhe sot nga LSI-ja.

Në një deklaratë për mediat, Prifti është shprehur se “Luan Rama sot vërtetoi deklaratat e mia se luftën mediatike kundër meje për pasurinë e ka frymëzuar komiku intrigant Ilir Meta”.

Ndërsa bën lidhjen mes akuzave dhe kryetarit të LSI-së, Prifti aludon për fshehje të pasurive nga ana e zotit Meta.

“Luani ta pyes Metën nëqoftëse ai i ka deklaruar gjithë pasuritë e tij dhe pas kujt emrave i ka fshehur ato. Së shpejti do t’i sqaroj unë pasuritë e Ilir Metës duke filluar nga guroret në Skrapar, pallatet në Tiranë, galeritë luksoze në bllok apo tokat e vilat në bregdet. Ju ftoj të qeshni me Ilir Metën se është bërë qesharak”, e mbyll reagimin e tij zoti Prifti.

Një reagim që paralajmëron një klimë të nxehtë në ditët që do të vijnë si brenda LSI-së dhe mazhorancës, por edhe në debatin politik që do të zhvillohet mes shumicës dhe opozitës.

Top Channel