Nigeri, përmbytjet spostojnë 2 mln banorë

25/09/2010 09:55

Rreth dy milionë persona në veri të Nigerisë janë zhvendosur pasi autoritetet hapën portat e dy liqeneve artificiale.

Përmbytjet filluan papritur kur portat në liqenet Callaua dhe Tiga u hapën, ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë lokale.

Liqenet në fjalë ndodhen në shtetin e Kanos, por rreth 5 mijë fshatra në shtetin fqinj Xhigaua janë prekur gjithashtu.

Ende nuk është e qartë nëse banorët kanë marrë një paralajmërim, apo nëse dikush është plagosur apo zhdukur nga vërshimi i ujërave.

Shtete të ndryshme në veri të Nigerisë janë goditur nga përmbytjet këtë vit. Portat e dy liqeneve artificiale hapen normalisht cdo vit gjatë sezonit të shirave, ka shtuar më tej zëdhënësi.

Top Channel