Meksikë, qëllohet me armë politikani i njohur

25/09/2010 14:55

Një grup personash kanë qëlluar me armë zjarri një politikan të zgjedhur pesë herë në një klinikë të Meksikës.

Ricardo Solis Manriquez ndodhet në gjëndje kritike dhe një spital lokal, pasi një nga plumbat e preku atë në kokë.

Lajmin e ka konfirmuar Carlos Gonzales Estrada, një zëdhënës i zyrës së prokurorit të përgjithshëm në Cihuahua.

Solis, kryetar i bashkisë së qytetit Gran Morelos, do ta merrte detyrën më 9 tetor.

Sulmi ndaj tij ishte i fundit i një seri atentatesh që janë kryer kundër zyrtarëve të zgjedhur në Meksikë, prej të cilëve 4 kryebashkiakë kanë gjetur vdekjen në dy muajt e fundit.

Top Channel