Lindje e Mesme, tension në Jeruzalem

25/09/2010 13:30

Në Jeruzalemin lindor ka nisur një ditë tjetër me tensione, pasi gjatë natës ndërroi jetë një fëmijë 14 muajsh.

I mituri ishte mbytur nga gazi lotësjellës, i përdorur nga policia në periferi të Jeruzalemit për të shpërndarë një turmë njerëzish.

Tensionet kanë nisur që prej së mërkurës, kur një banor i lagjes Silvan mbeti i vrarë nga një roje private izraelite, që ishte sulmuar.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, policia lokale është në gjëndje gatishmërie për cdo situatë.

Top Channel