Foto/ U arrestua në aeroport me 38 pako me kanabis, “infermierja e Instagram-it” nuk e humb licencën mjekësore edhe pse në… burg
Një gjykatë në Kili ka ngrirë asetet e kompanisë që zotëron minierën ku prej 50 ditësh janë bllokuar 33 minatorët.
Vendimi ishte kërkuar nga qeveria kiliene, e cila do që kompania të paguajë shpenzimet për shpëtimin e minatorëve.
Kompania “San Esteban” ndodhej në probleme financiare kohë përpara se të shembej tuneli i minierës së bakrit dhe arit, ku kanë mbetur të bllokuar punëtorët.
Gjithashtu, operacioni për shpëtimin e tyre do të kushtojë miliona dollarë, të cilët do t’i shtohen borxheve të kompanisë. Ajo ka deklaruar se u detyrohet kreditorëve mbi 10 milionë dollarë.
Një vlerësuesi i është kërkuar që të njoftojë kreditorët brenda një muaji, kohë pas të cilës “San Esteban” mund të shpallë falimentimin.
Top Channel