Japonia: Nuk i kërkojmë falje Kinës

25/09/2010 12:25

Japonia ka refuzuar kërkesën e Kinës për t’i kërkuar falje asaj për ndalimin e kapitenit të një anijeje peshkimi në ujëra të diskutuara territoriale.

Peshkatari kinez Zhan Qixiong u lirua dhe u kthye sot në Kinë dhe menjëherë autoritetet lokale kërkuan nga homologët japonezë që të kërkojnë falje.

Peshkatari u ndalua pranë ishujve në detin e Kinës Lindore, ndaj të cilëve si Pekini ashtu edhe Tokioja pretendojnë sovranitetin.

Nga ana tjetër, katër shtetas japonezë u ndaluan në ditët e fundit në Kinë nën dyshimin se po filmonin në mënyrë ilegale një zonë ushtarake.

Top Channel