Japoni, lirohet peshkatari kinez

25/09/2010 03:30

Japonia njoftoi lirimin e varkëtarit kinez të ndaluar pak ditë më parë dhe që cënoi marrëdhëniet me Pekinit dhe Tokios.

Por me kthimin e Zhan Qixiong në Kinë, autoritetet vendase kanë kërkuar edhe një fajlë zyrtare prej Japonisë për gjestin ndaj tij.

Pëshkatari u ndalua disa javë më parë në një grup ishujsh, ku te dyja vendet pretendojnë sovranitetin.

“Falenderoj popullin kinez dhe partinë për përkujdesin që treguan ndaj meje”, tha kinezi pas kthimit në atdhe.

Kina kërkoi me ngulm lirimin e tij prej Japonisë, dhe për këtë ndërpreu të gjitha bashkëpunimet diplomatike me Japoninë, përfshirë edhe nënshkrimin e një marrëveshje që do të intensifikonte qarkullimin ajror mes dy vendeve.

Top Channel