Ish e burgosura amerikane takon Ahmadinexhad

25/09/2010 04:35

Sarah Shourd, amerikania e cila u mbajt për 14 muaj në burgjet iraniane nën akuzën e spiunazhit bashkë me 2 shtetas të tjerë amerikanë, u takua të premtem në Nju Jork me presidentin iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

“Do dëshiroja të falenderoja presidentin Ahmadinexhad që më dha mua dhe motrës time mundësinë që ta takojmë. Ishte një takim mjaf miqësor. Kur isha në burg lutesha për një takim me Ahmadinexhad për të sqaruar keqkuptimin që u shoqërua me burgosjen time”, thuhet në deklaratën e nxjerrë nga zëdhënësja e familjes Shourd.

Edhe pse Shourd nuk ka lëshuar asnjë informacion se çfarë është diskutuar me Ahmadinexhad, në një intervistë të mëprashme të saj për CNN, shprehej se dëshironte t’i dërgonte një apel personal presidentit Ahmadinexhad për lirimin e të fejuarit të saj, Shane Bauer dhe të shokut të tij, Xhosh Fatal, dy amerikanëve të tjerë që mbahen ende në burgjet iraniane nën akuzën e spiunzhit.

Top Channel