Trump fajësoi emigrantët për trazirat në Francë, Macron kritikon liderët botërorë për “deklarata të pamenduara”
Pesë të pastrehë në Haiti kanë gjetur vdekjen për shkak të stuhisë që përfshiu vendin, ende i parimëkëmbur nga tërmeti i janarit.
Stuhija me shi përshkoi qytetin Port au Princ ditën e premte, duke dënuar shtëpi dhe linjat e energjisë elektrike.
Viktimat jetonin në kampet e ngritura pas tërmetit, të cilët u përmbytën nga shiu dhe u shkatërruan nga era e fortë.
Tërmeti i janarit që tronditi vendin shkaktoi vdekjen e 250 mijë personave dhe la miliona të tjerë të pastrehë.
Ndërsa stuhija, e cila kaloi me shpejtësi nëpër kryeqytet, shkaktoi panik tek 1.3 milionë banorë, ende të pastrehë nga lëkundja sizmike.
Top Channel