Avioni, policia arreston të dyshuarin

25/09/2010 10:25

Policia suedeze ka arrestuar personin e dyshuar se ka pasur eksploziv me vete në avionin e nisur nga Kanadaja për në Pakistan.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale të shtypit, sipas të cilave pasagjerët janë evakuar nga avioni, i cili bëri një ulje të detyruar në Stokholm.

Avioni ishte nisur nga Torontoja dhe ishte drejtuar për në qytetin pakistanez të Karacit.

Policia kanadeze kishte marrë informacion për praninë e mundshme të një bombe në bordin e mjetit fluturues nga një shtetase kanadeze.

Top Channel