Ahmadinejad, dyshime për 11 shtatorin

25/09/2010 17:55

Ahmadinejad, pas kthimit në Teheran, ka shprehur sërish dyshimet e tij në lidhje me atentatet e 11 shtatorit duke përkuar një rihetim të ngjarjeve.

Presidenti iranian ka ripohuar teorinë e shprehur në Pallatin e Qelqtë, sipas së cilës sulmet kanë qenë një komplot i administratës amerikane për të zgjidhur problemet ekonomike dhe politike të amerikanëve.

Ahmadinejad ka theksuar se për shkak të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, “të gjitha vendet, përfshirë edhe ato të Lindjes së Mesme, janë ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe shtypjes”.

Top Channel