Teksas, shkollat kundër librave për Islamin

24/09/2010 09:45

Bordi drejtues i një shkolle në Teksas do të votojë një rezolutë përmes të cilës u bëhet thirrje botuesve që të mbajnë librat me gjuhë pro-islamike dhe anti-kristiane jashtë teksteve shkollore.

Mes ankesave të ngritura nga ky bord është edhe ajo se disa tekste përmbajnë më shumë të dhëna për Islamin se sa për Kristianizmin.

Kritikët deklarojnë se ankesa bazohet në defektet e leximit të librave që nuk përdoren më. Në maj, paneli miratoi disa udhërrëfyes, të cilët kritikët i cilësuan si ide politike dhe konservative.

Teksasi është një nga tregjet më të mëdha të librave në Shtetet e Bashkuara dhe një votë në favor të rezolutës mund të ketë peshë të madhe në industrinë e botimeve.

Top Channel