SHBA, e moshuara vret 3 persona

24/09/2010 03:05

Vret 3 familjarë dhe më pas i jep fund jetës së saj. Kjo është tragjedia e fundit e ndodhur në një familje amerikane në Siatëll.

Bëhet fjalë për një grua rreth të shtatëdhjetave me origjinë aziatike e cila ka hapur zjarr në një shtëpi duke vrarë dy vajza të reja dhe një burrë rreth 30 vjeç.

Gjithçka mësohet nga një grua 42 vjeçare e cila ka mbetur e plagosur nga ngjarja. Ajo dyshohet të jetë edhe e bija e vrasëses.

“Mamaja ime është çmendur”, ka thërritur ajo gjatë arratisjes.

Autoritetet amerikane presin përmirësimin e gjendjes shëndetësore të 42 vjeçares, që është edhe dëshmitarja e vetme e ngjarjes, për të mësuar më shumë për motivin që fshihet pas krimit të rëndë.

Top Channel